IRAK– Zyrtarët të sigurisë dhe liderë fisnorë në Irak thonë se militantët e grupit ekstremist, Shteti Islamik kanë vrarë së paku 85 burra dhe gra në provincën perëndimore Anbar.

Sheikh Naim al-Gaood, lider i një grupi fisnor, tha sot se militantët e Shtetit Islamik, një ditë më parë, vranë 50 pjesëtarë të zhvendosur të këtij fisi në fshatin Ras al-Maa.

Pjesëtari i Këshillit të provincës Anbar, Faleh al-Issawu ka konfirmuar vrasjet në fshatin Ras al-Maa.

Nga ana tjetër, një zyrtar i sigurisë, që ka folur në kushte anonimiteti, duke thënë se 35 trupa të tjerë të pajetë janë gjetur në një varrezë masive në Anbar.
(ma.ar/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: