Koalicioni ushtarak nën drejtimin amerikan, që lufton kundër Shtetit Islamik (ISIS) theksoi se udhëheqësi më i rëndësishëm i grupit militant në Irak u vra në një sulm ajror këtë javë në veri të vendit.
“Abu Yasir, udhëheqësi i lartë i ISIS-it në Irak, u vra në një sulm ajror afër Kirkukut, më 27 janar”, theksoi zëdhënësi i koalicionit Wayne Marotto.
Ai shtoi se militanti u vra në një operacion të përbashkët të koalicionit me Irakun, që rezultoi në vrasjen e 10 terroristëve të Shtetit Islamik.
“Vdekja e Yasir është një tjetër goditje në përpjekjet e rimëkëmbjes së ISIS-it në Irak”, shtoi Marotto në Twitter.
Deklarata e tij konfirmon një njoftim të bërë një ditë më parë nga kryeministri irakian, Mustafa al-Kadhimi, i cili pretendoi se Abu Yasir Al Issaëi, i ashtuquajturi zëvendëskalif dhe guvernator i Irakut, ishte vrarë në një operacion të shërbimeve sekrete.//ATSH