IRAK- Një vajzë nëntë vjeçare, që ishte marrë peng nga ISIS, ka ngelur shtatzënë pasi ishte përdhunuar nga 10 militantë të ISIS-it në veri të Irakut.

Zyrtarë të organizatave humanitare në Irak thonë se vajza nëntë vjeçare jazidi ka përjetuar abuzim të tmerrshëm seksual në duart e militantëve ISIS në Irakun verior.

Sipas Daily Mail, ajo është liruar bashkë me pjesëtarët të tjerë të minoritetit Jazidi, pas gati një viti që mbaheshin peng nga militantët Shteti Islamik.

Gratë dhe vajzat e reja nga minoriteti fetare mbahen si “skllave të seksit” nga ISIS.

Këtë javë, më shumë se 200 gra, fëmijë dhe të moshuar jazidi u liruan afër Kirkukut në veri të Irakut, pasi në qershor të vitit të kaluar ishin marrë peng nga militantët.

 

(m.k/BalkanWeb)

 

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: