Tre raketa o hodhën në një bazë ushtarake që strehonin forca amerikane në veri të Bagdadit të hënën, tha një ushtarak irakian pa dhënë detaje të mëtejshme.

Një burim ushtarak më parë tha se dy predha mortaje kishin zbarkuar në bazënTaji, të vendosur rreth 30 km në veri të kryeqytetit irakian dhe një tjetër jashtë saj. Nuk ka pasur viktima nga bombardimet, thanë burimet për Reuters.

Ky sulm erdhi pas tensioneve në rajon në mes të Shteteve të Bashkuara dhe Iranit që ka luajtur rol edhe në territorin e Irakut. Zyrtarët e SH.B.A.-së thanë muajin e kaluar se kishte një kërcënim në rritje nga milicitë e mbështetura nga Irani kundër interesave të SHBA në Irak dhe ambasada e SHBA në Bagdad evakuoi qindra pjestarë të stafit.

BalkanWeb

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb