Mijëra irakianë kanë zbritur sot në rrugët e Bagdadit për të manifestuar kundër pushtetit dhe për të kërkuar largimin e qeverisë, akuzuar për korrupsion, në ditën e pestë të protestave, sipas gazetarëve në vend.

Të shtëna janë dëgjuar gjithashtu në qendër të Bagdadit në ditën e pestë të një lëvizjeje kontestash të shënuara nga dhuna që ka shkaktuar të paktën 100 të vdekur që prej të martës.

Në Bagdad, manifestuesit marshuan drejt sheshit Tahrir, qendër emblematike e Bagdadit ndërkohë që mijëra persona manifestuan në Diwaniya dhe Nassiriya.

Një takim i Parlamentit, kushtuar krizës është parashikuar sot por ende nuk është zhvilluar për shkak të numrit të ulët të deputetëve.//ATSH

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb