Gjykata në Iran dënoi profesorin universitar dhe punonjës akademik Kemal Jafferi Yezdi me 13 vite burg për shkak të veprimtarisë kundër regjimit dhe fyerjeve ndaj liderit iranian Ali Khamenei.

 

Agjencia iraniane e aktivistëve për të drejtat e njeriut (Hrana) bëri të ditur se Gjykata në Mashhad e shpalli fajtor Jafferi Yezdi, duke i shqiptuar 10 vite burg për formimin e organizatës me qëllim të rrëzimit të regjimit, një vit burg për veprimtari propaganduese, dy vjet për fyerje në llogari të Khamenei, gjithsej 13 vite burg.

 

Yezdi me vite ka ligjëruar në universitetin në Mashhad si ekspert për menaxhimit strategjik. Është arrestuar në gusht të vitit 2018, ndërsa pas paraburgimit në kohëzgjatje prej tre muajve u lirua me pagesën e kaucionit.//AA

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb