Zëvendësministri iranian i Shëndetësisë, Ali Rıza Reisi ka njoftuar se javën e fundit 19 persona e kanë humbur jetën për shkak të virusit H1N1 (gripi i derrit).


Duke folur për Agjencinë e lajmeve të studentëve iranianë (ISNA) Reisi tha se “Javën e fundit e kanë humbur jetën 19 persona nga 273 persona të cilët janë diagnostikuar me virusin H1N1 dhe të cilët janë në trajtim mjekësor në spitale të ndryshme”.


Reisi ka tërhequr vëmendjen se këtë vit në krahasim me vitin e kaluar janë rritur rastet e gripit të derrit. Ai shtoi se virusi më së shumti është vërejtur në rajonet si Golestan, Mazandaran, Kohgiluyeh-Boyer Ahmad, Kerman dhe Ahvaz.//AA


Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb