Tre të vdekur është bilanci i rrëzimit të një avioni stërvitor të shërbimeve të sigurisë iraniane, i cili ndodhi sot në pjesën veriore të vendit, raporton agjencia e lajmeve IRIB. Avioni u rrëzua në mëngjes, pak pasi u ngrit nga qyteti Rast, me destinacion Aeroportin Ndërkombëtar Mehrabad të Teheranit.
Ekipet e shpëtimit shkuan në vendngjarje dhe gjetën tre banorët të vdekur, tha kreu i qendrës rajonale të urgjencës Jamshid Mohammadi. Rrëzimi i avionit stërvitor ishte për shkak të një defekti mekanik, tha drejtori i policisë së provincës Gilan Azizolah Maleki.