Autoritetet iraniane konfirmuan arrestimin e një tjetër studiuesi, antropologut Kamil Ahmadi, më pak se tre muaj pas njoftimit për burgosjen e studiueses franko-iraniane, Fariba Adelkhah.

Me kombësi iraniane dhe britanike, Ahmadi është autori i një libri të botuar në anglisht, titulluar “Në emër të traditës: Gjymtimi i organeve gjenitale femërore në Iran”.

“Ai është objekt i një hetimi paraprak mbi dyshimet ekzistuese për lidhje me vendet e huaja dhe institucionet e lidhura me shërbimet e inteligjencës së huaj”, deklaroi gjatë një konference për shtyp zëdhënësi i autoritetit gjyqësor, Gholamhossein Esmaïli.

I pyetur në lidhje me arrestimin e Adelkhah-ut, ai tha vetëm se ajo ishte pjesë e grupit të të dyshuarve që qenë arrestuar kohët e fundit, por pa dhënë informacione shtesë për rastin e saj.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb