Qendra Kërkimore e Parlamentit iranian publikoi një raport të muajit maj, i cili tregon se nga 23 deri në 40 për qind e iranianëve jetojnë në varfëri ndërsa 16 për qind nën kufirin e varfërisë.

Drejtori i përgjithshëm i organizatës humanitare “Imam Humeyni”, Muhsin Mesudiyan Rad paralajmëroi se varfëria në Iran ka arritur në nivele shqësuese.

Shkalla e skajshme e varfërisë reflektohet në faktin se shumë iranianë nuk janë në gjendje të plotësojnë nevojat themelore të ushqimit.

“Të dhënat statistikore për rritjen e varfërisë janë bërë alarmante. Përballemi me probleme serioze shoqërore siç është varfëria, plakja e shoqërisë dhe dallim gjithnjë e më i theksuar i shtresave”, tha Rad.

Ai konsideron se ekspertët, të cilët nuk kanë parë varfëri, janë joadekuat që të kontribojnë në zgjidhjen e problemit.

Nafta përbënte rreth 70 për qind të eksportit iranian para sanksioneve amerikane të cilat çuan në tërheqjen e kompanive të mëdha ndërkombëtare nga ky treg.//ATSH

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb