Të paktën 18 njerëz vdiqën në përmbytjet e shkaktuara nga shirat e furishëm në provincën jugore të Iranit, Fars. Përmbytjet në kryeqytetin provincial, Shiraz, lanë edhe 74 vetë të plagosur, tha Pirhossein Kolivand, udhëheqës i Shërbimeve Emergjente Mjekësore të Iranit, për agjencinë zyrtare të lajmeve IRNA.

Kolivand tha se tre fëmijë janë në mesin e të vdekurve në Shiraz, përcjell REL. Videot e postuara online tregojnë rrugë dhe makina të përmbytura dhe të dëmtuara.

Departamenti Meteorologjik i Iranit paralajmëroi për shira të furishëm në zona të ndryshme të vendit. Televizioni shtetëror raportoi se disa provinca janë në gjendje gatishmërie për përmbytjet.

Presidenti i Iranit, Hassan Rohani, i urdhëroi të gjithë guvernatorët e provincave dhe zyrtarë të tjerë të jenë të gatshëm për t’u marrë me përmbytjet.

BalkanWeb

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: