Teherani i drejtoi sot një paralajmërim Boris Johnson, që sapo u zgjodh kryeministër i britanikëve, duke theksuar se Irani synon të mbrojë zonën e Gjirit, në mes të krizës së naftëmbajtëseve mes Republikës Islamike dhe Britanisë së Madhe.


 


“Ne kemi 1500 milje (më shumë se 2400 kilometra) brigje në zonën e Gjirit. Këto janë ujërat tona dhe ne i mbrojmë”, shkruan në “Twitter” ministri iranian i Punëve të Jashtme, Mohammad Javad Zarif.


 

Duke përgëzuar Johnson për zgjedhjen e tij në krye të qeverisë britanike, Zarif thekson pozicionin e Teheranit sipas të cilit iranianët janë përgjegjës për sigurinë dhe lirinë e lundrimit në zonën e Gjirit.//ATSH

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb