Teherani theksoi sot se sanksionet e reja vendosur nga Uashingtoni kundër sektorit të ndërtimit provojnë dështimin maksimal të fushatës amerikane kundër Republikës Islamike.

SHBA-ja njoftoi të enjten një riforcim të sanksioneve të saj kundër Iranit duke prekur kryesisht sektorin e ndërtimit, që Uashingtoni deklaroi se ka lidhje me Gardianët e Revolucionit, ushtria ideologjike iraniane.

“Përballja e punonjësve të ndërtimit me terrorizmin ekonomik nënvizon dështimin maksimal të fushatës “presion maksimal” ndërmarrë nga Uashingtoni”, konfirmoi kreu i diplomacisë iraniane, Mohammad Javad Zarif.

“Në vend që të fundoset më shumë, SHBA-ja duhet të braktisë politikat e saj të dështuara dhe të rikthehet në JCPOA”, shkruan ai në rrjetin social Twitter, duke përdorur siglën e marrëveshjes ndërkombëtare për programin bërthamor iranian të arritur në vitin 2015 dhe nga e cila UAshingtoni u tërhoq në vitin 2018.

Tensionet mes Iranit dhe SHBA-së janë rritur ndjeshëm që prej kësaj tërheqjeje, me rivendosjen e sanksioneve të rënda amerikane kundër Teheranit në kuadër të fushatës “presion maksimal” të Uashingtonit.//ATSH

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb