Një zjarr i madh shpërtheu mëngjesin e sotëm në kompleksin e rafinerisë së naftës në provincën Huzistan të Iranit jugperëndimor.

Zjarri shpërtheu në rafnerinë më të madhe të Iranit, e cila ndodhet në qytetin Abadan në kufirin me Irakun.

Zëdhënësi i rafinerisë Seyid Ali Nurbahshi tha se zjarri shpërtheu pas një rrjedhjeje të naftës në Sektorin e 55-të dhe se me një reagim të shpejtë të zjarrfikësve, zjarri është vënë nën kontroll, duke u parandaluar një katastrofë e madhe.

Një hetim pritet të përcaktojë shkaqet e zjarrit, i cili shpërtheu në vazhdën e një krize të thellë politike dhe të sigurisë në Gjirin Persik, që ka rezultuar në disa raste me sulme ndaj fabrikave kryesore të naftës dhe tankerëve.//AA

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb