Ministri i Jashtëm i Iranit, Abbas Araghchi tha se të gjithë aktorët ndërkombëtarë duhet të bëjnë përpjekje për ndalimin e sulmeve të Izraelit në Liban dhe Palestinë, transmeton Anadolu.

Gjatë një takimi me përfaqësues të ambasadave dhe atyre diplomatike të vendeve të huaja në Teheran, Araghchi komentoi zhvillimet e përjetuara pas sulmit të Izraelit ndaj vendit të tij.

Ai vuri në dukje se nevojiten përpjekje kolektive diplomatike për të ndaluar gjenocidin, krimet e luftës dhe agresivitetin e Izraelit në rajon dhe nga komuniteti ndërkombëtar kërkoi të ndërmarrë masa urgjente dhe të vendosura për të ndaluar vrasjen e njerëzve të pafajshëm në Gaza dhe në Liban.

“Çdo shtet anëtar i OKB-së ka përgjegjësinë që në kuadër të Komisionit për Parandalimin dhe Ndëshkimin e Krimit të Gjenocidit të ndërmarrë veprime të menjëhershme dhe të përbashkëta kundër shkeljeve të rënda ndaj ligjit ndërkombëtar”, deklaroi Araghchi i cili shtoi se rajoni nuk do të gjejë paqe derisa të ndalen sulmet në Gaza dhe Liban.

Sipas tij, planet e vendeve perëndimore që kujdesen vetëm për interesat e Izraelit janë të destinuara të dështojnë. “Izraeli kërcënon paqen dhe sigurinë ndërkombëtare dhe se Këshilli i Sigurimit të OKB-së ka përgjegjësinë të zbatojë sanksione të rënda ndaj qeverisë së Tel Avivit duke u bazuar në kapitullin e shtatë të Kartës së OKB-së lidhur me shkeljen e paqes dhe veprimet agresive që kërcënojnë paqen”, tha Araghchi.

Pasi tërhoqi vëmendjen se SHBA-ja është pengesa para ndalimit të gjenocidit dhe krimeve të luftës së Izraelit, Araghchi tha: “Ne presim që edhe vendet e tjera të luajnë rol efektiv dhe konstruktiv në mbrojtjen nga aventurat e regjimit të Izraelit”.

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: