‘Presidenti sirian, Bashar al-Assad duhet të jetë pjesë e çdo nisme për t’i dhënë fund luftës civile në Siri’. Deklarata është bërë nga një zyrtar i lartë iranian, duke i dalë në krah Rusisë, e cila është po ashtu një përkrahëse e udhëheqësit sirian.

“Ka vetëm një zgjidhje politike për konfliktin sirian dhe al-Assad është pjesë e zgjidhjes, duke pasur parasysh se nuk ka alternativa të tjera në këto momente”, citohet zv. ministri i jashtëm, Hossein Amir Abdollahian nga agjencia iraniane e lajmeve ISNA.

Teherani dhe Moska, që të dy kanë rritur përpjekjet diplomatike ndaj Sirisë në muajt e fundit, duke qenë se forcat e armatosura të al-Assadit po humbasin terren ndaj rebelëve të rilindur dhe grupit ekstremist të ISIS-it.

Siria është aleati i vetëm i ngushtë i Iranit në Lindjen e Mesme dhe është çelësi për strategjinë e saj rajonale.

Në javët e fundit Rusia ka pritur një numër të liderëve arabë dhe zyrtarëve të lartë nga vende që mbështesin rebelët sirianë, si dhe liderë të opozitës siriane.

(g.b/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: