Presidenti i SHBA Donald Trump kërcënoi të martën që të zhdukë pjesë të Iranit nëse ai sulmoi “çdo gjë amerikane”, në një luftë të re fjalësh me Iranin, i cili dënoi sanksione të reja të SHBA mbi Teheranin si “të vonuar mendërisht”.

Por Trump më vonë e la derën hapur për bisedime, duke thënë se Irani duhet të flasë me Shtetet e Bashkuara “në mënyrë paqësore” për të lehtësuar tensionet dhe potencialisht të heqë sanksionet ekonomike të SHBA.

Presidenti i SHBA nënshkroi të hënën një urdhër ekzekutiv që impononte sanksione shtesë, kryesisht simbolike kundër udhëheqësit suprem iranian Ajatollah Ali Khamenei dhe figurave të tjera të larta, me masa ndëshkuese ndaj Ministrit të Jashtëm Mohammad Javad Zarif pritet më vonë këtë javë.

Irani rrëzoi një dronë të SHBA javën e kaluar dhe Trump tha se kishte thirrur një sulm ajror hakmarrës por të anulluar në minutat e fundit për të kursyer siç tha ai, shumë njerëz. Do të ishte hera e parë që Shtetet e Bashkuara bombardojnë Republikën Islamike në katër dekada armiqësi reciproke.

BalkanWeb

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: