IRAN-Lideri suprem i Iranit, Ayatollah Ali Khamenei, ka deklaruar se qeveria e Arabisë Saudite duhet të marrë përgjegjësinë për tragjedinë e së enjtes, ku në afërsi të Mekës vdiqën më shumë se 700 pelegrinë.

“Qeveria e Arabisë Saudite duhet të marrë përgjegjësinë për incidentin… Mosmenaxhimi i mirë dhe aksionet e gabuara kanë shkaktuar këtë katastrofë”, ka thënë Khamenei në një njoftim të publikuar në uebfaqen e tij.

Së paku 717 njerëz kanë vdekur në tollovinë dhe shtyrjet e shkaktuara në pelegrinazhin e Haxhit të këtij viti.

(d.d/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb