Presidenti Trump ka deklaruar se do të preferonte një marrëveshje me Iranin në vend të një konfrontimi ushtarak dhe në mars i sugjeroi bisedime nëpërmjet një letre liderit suprem të Iranit Ayatollah Ali Khamenei.

Irani u tërhoq ndaj kërkesës së Donald Trump për të hyrë në negociata të drejtpërdrejta, por presidenti amerikan ka thënë tani se diskutimet “pothuajse në nivelin më të lartë” kanë filluar.

Donald Trump njoftoi se SHBA po zhvillon bisedime të drejtpërdrejta me Iranin për programin e tij bërthamor, duke thënë se Irani do të jetë në “rrezik të madh” nëse negociatat dështojnë.

“Do të shkojë të shtunën,” vazhdoi ai. “Ne kemi një takim shumë të madh dhe do të shohim se çfarë mund të ndodhë. Dhe unë mendoj se të gjithë janë dakord se do të ishte e preferueshme të bëhej një marrëveshje.”

Kur u kërkua për më shumë detaje mbi bisedimet, presidenti amerikan tha se ato po zhvillohen “pothuajse në nivelin më të lartë”, pa specifikuar se kush do të marrë pjesë ose ku do të mbahen.
“Shpresojmë se ato bisedime do të jenë të suksesshme, do të ishte në interesin më të mirë të Iranit nëse ato janë të suksesshme. Shpresojmë që kjo të ndodhë. ”  tha  kreu i Shtëpisë së Bardhë.

Duke folur në Zyrën Ovale të hënën, Trump tha se Irani “nuk mund të ketë një armë bërthamore dhe nëse bisedimet nuk janë të suksesshme, unë në fakt mendoj se do të jetë një ditë shumë e keqe për Iranin”.

Megjithatë, komentet Trump nuk u përputhën me Teheranin. Irani edhe këtë radhë kundërshtoi menjëherë presidentin amerikan duke këmbëngulur se bisedimet që do të zhvillohen në Oman të shtunën  dhe do të kryheshin përmes një ndërmjetësi. Ministri i Jashtëm i Iranit Abbas Araghchi postoi në X se bisedimet indirekte të nivelit të lartë do të mbaheshin në Oman, duke shtuar:

“Është sa një mundësi aq edhe një provë. Topi është në fushën e Amerikës.” tha ai

Ditën e sotme, media shtetërore e Iranit tha se bisedimet do të udhëhiqen nga z. Araghchi dhe i dërguari presidencial i SHBA-së, Steve Witkoff, me ministrin e jashtëm të Omanit, Badr al Busaidi si ndërmjetës.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb