Numri i dy i gardës revolucionare të Iranit paralajmëroi Europën se nëse kërcënojnë Teheranin, vendi i tij do të rrisë gamën e raketave në mbi 2.000 kilometra, njoftoi agjencia e lajmeve Fars.

“Nëse ne kemi mbajtur gamën e raketave tona në 2,000 kilometra, kjo nuk është për shkak të mungesës së teknologjisë. Ne po ndjekim një doktrinë strategjike”, tha gjenerali brigadës Hossein Salami, sipas Fars.

“Deri më tani mendimi ynë ka qenë se Evropa nuk është një kërcënim, prandaj nuk e shtuam gamën e raketave tona. Por nëse Evropa kërkon të kthehet në një kërcënim, ne do të rrisim gamën e raketave tona”, shtoi ai.

Një kërcënim i tillë vjen në një kohë kur Franca ka bërë thirrje për një dialog “pa kompromis” me Iranin lidhur me programin e tij të raketave balistike dhe një negocim të mundshëm mbi çështjen e ndarë nga marrëveshja bërthamore e Tehranit me fuqitë botërore të vitit 2015. Irani ka një nga programet më të mëdha të raketave në Lindjen e Mesme dhe disa prej raketave të saj të drejtuara me saktësi kanë një gamë për të goditur Izraelin.

Shtetet e Bashkuara e akuzuan Iranin këtë muaj për furnizimin e rebelëve Houthi të Jemenit me një raketë që u qëllua në Arabinë Saudite në korrik dhe bëri thirrje që Kombet e Bashkuara ta mbanin Teheranin përgjegjës për shkeljen e dy rezolutave të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara.

(e.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: