Irani ka zbuluar bunkerin nëntokësor të raketave, pëmes një videoje dhe pamjet i ka transmetuar direkt në televizion.

Videoja shfaq një tunel të gjatë thellë në tokë i pajisur me raketa, kamionë dhe pjesë të tjera që përbëjnë sistemin raketor Qiam 1.  Në hyrje të bunkerit shihen posterët e liderit suprem Ayatollah Ali Khamenei dhe presidentit Hassan Rouhani. Menjëherë pas posterave të liderëve, hapen dyert e çelikta, dhe pas një “udhëtimi” të shkurtër, shfaqet koka e raketës, e cila më pas vendoset në rup të raketës, e më tej lancohet, raporton “Daily Mail”.

Ministri i Punëve të Jashtme i Iranit, Mohammad Javad Zarif ka hedhur poshtë pretendimet e vendeve arabe se raketa mund të rrezikojë stabilitetin rajonal.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: