IRAN

Rrëzimi sot në mëngjes i një droni amerikan në jug të Iranit, pranë ngushticës së Hormuz, i jep një ‘ ‘mesazh të qartë’ Amerikës dhe provon që Teherani, ‘edhe nëse nuk ka ndërmend ti shpallë luftë askujt, është gati për luftë’.

Lajmin e bëri me dije komandanti ushtarak i Rojeve kufitare të revolucionit islamik të Teheranit, gjenerali Hossein Salami, gjatë një diskutimi drejtpërdrejtë nga televizioni shtetëror iranian.

Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë konfirmuar që Irani ka rrëzuar një dron të tyre me një raketë tokë-ajër, duke pranuar, që rrëzimi ka ndodhur teksa mjeti pa pilot gjendej në një hapësirë ajrore ndërkombëtare mbi Hormuz.

Droni, thonë burimet, ishte i tipit Mq-4c Triton i Us Navy. Ndër të tjera presidenti rus Vladimir Putin paralajmëron që një luftë e mundshme mes SHBA dhe Iranit do të ishte’ një katastrofë’. Në këtë rast do të jetë e vështirë të llogarisësh pasojat e përdorimit të forcës ushtarake kundër Iranit’, ka thënë Putin.

(da.xha/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb