Pas lejimit të pjesëmarrjes së grave në stadiume, për herë të parë në gati 40 vjet, ato shpresojnë që në dispozicion të tyre të vihen më shumë bileta në kualifikimin e ardhshëm të Kupës së Botës.

“Me vullnetin e Zotit, nëse gratë e dëshirojnë këtë, ato do e arrijnë”, deklaroi zyrtarja e lartë iraniane për gratë dhe çështjet familjare, Massumeh Ebtekar.

Organi drejtues botëror i futbollit, FIFA, ka kërkuar të merren masa në vend, duke theksuar se ndalimi i grave në stadium shkelte statutet e barazisë.

“FIFA na ndihmoi, por gjithçka ishte më shumë falë qeverisë”, deklaroi Ebtekar.

Pjesëmarrja në ndeshjen e djeshme ishte një hap i madh. Stadiumi gjigant “Azadi” ishte pothuajse bosh me pjesëmarrjen e vetëm disa mijëra burrave, në pjesën më të madhe të vendeve të rezervuara për ta.

Edhe pse kishte vende të lira, shumë gra nuk mundën të merrnin pjesë, për shkak të numrit të ulët të biletave, ndërsa fotografeve iu mohua e drejta e akreditimit.

“Nuk mund të ndalojmë ose të kthehemi pas”, deklaroi presidenti i FIFA-s, Gianni Infantino, duke iu referuar ndeshjes së të enjtes si fillimi i një udhëtimi.

Infantino ka kërcënuar se do të përjashtonte Iranin nga Kupa Botërore e vitit 2022 në Katar, nëse gratë do të vazhdonin të ndaloheshin nga stadiumet.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb