SERBI

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, i cili mori pjesë në seancën e Asamblesë së Shenjtë të Kishës Ortodokse Serbe me ftesë të Patriarkut Irinej, tha se pas bisedës me peshkopët lidhur me çështjen e Kosovën, atij i mbetet të vazhdojë luftën për të nxjerrë maksimumin nga çdo gjë që mund të fitojë për popullin serb, duke ruajtur paqen dhe stabilitetin, por pa pranuar të shantazhohet dhe dhënien e asaj që nuk kanë të drejtë ta japin.

Vuçiç ka thënë se gjatë takimit, i cili zgjati dy orë e gjysmë, ka shprehur shqetësim të madh për popullin serb në Kosovë dhe ka folur hapur dhe me sinqeritet për çdo gjë që e preokupon popullin e tij. “Më duket se jemi kuptuar mirë, se është e rëndësishme të kuptojmë dallimet tona, por të respektojmë njëri-tjetrin dhe të besojmë se po punojmë në interesin më të mirë të vendit tonë…”, tha ai, përcjell Telegrafi.

Vuçiç tha se  do të vazhdojë të punojë në interesin më të mirë të njerëzve në Kosovë dhe të shtetit. Patriarku Irinej tha e presidenti Vuçiç po lufton heroikisht për Serbinë, Kosovën  dhe çdo gjë lidhet me emrin e Serbisë.  Ai tha se ky nuk ishte vetëm qëndrimi i tij personal, por edhe i Asamblesë së Kishës Serbe.

Patriarku tha e gjatë takimit është konstatuar se situata rreth Kosovës është shumë e vështirë dhe se është e paqartë se si do të gjendet zgjidhje për çështjen e Kosovës. Në mbledhjen e Asamblesë së Shenjtë të Kishës Ortodokse Serbe mori pjesë edhe kryetari i Republikës Srpska, Milorad Dodik.

(d.xh./Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb