SHBA

Irina Shayk dhe Bradley Cooper i dhanë fund lidhje së tyre disavjeçare rreth një muaj më parë. As Irina dhe as Bradley nuk kanë folur rreth arsyeve të ndarjes, edhe pse u përfol se “faji” ishte i Bradley-t pasi kishte një lidhje dashurie me këngëtaren, Lady Gaga.

Por mesa duket Irina Shayk ka lënë gjithçka pas dhe është parë nën shoqërinë e një mashkulli tjetër, në New York. Modelja 33 vjeçare dukej në formë mjaft të mirë, e veshur sportive dhe në fotot e shkrepura dukej e qeshur.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Sipas The Mirror, “mashkulli misterioz” ishte Alec Maxëell, drejtori kreativ i British Vogue. Nuk dihet nëse mes tyre ka diçka më shumë se shoqëri, por mbetet për t`u parë. Ajo që ka rëndësi është se Irina po e nuk po e përjeton keq ndarjen.

Çifti ka një vajzë së bashku, e cila do t`i ketë të pranishëm të dy prindërit në jetën e saj, të paktën kështu është shprehur çifti i famshëm.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: