Ata kanë pak kohë që janë lidhur bashkë, por duken shumë të dashuruar me njëri-tjetrin. Supermodelja ruse Irina Shayk dhe i dashuri i saj aktor Bradley Cooper po shijojnë pushime vërtetë romantike në Capri të Italisë.

Ata janë fotografuar duke shkëmbyer puthje pasionante dhe përkëdhelje. Aktori 40 vjeçar dhe bukuroshja 29 vjeçare janë fotografuar buzë një pishine, ku si gjithmonë Irina dukej në superformë, e veshur me bikini që i nxirrnin në pah format e saj. (da.xha/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: