Tashmë nuk ka më dyshime për lidhjen mes Irina Shayk dhe Bradly Cooper. Çifti i shumëpërfolur është fotografuar në Amalfi Coast, në Itali, ku po kalojnë disa ditë pushimi dhe ku dukeshin më të dashuruar se kurrë.

Irina dhe i dashuri i saj i ri Bradly në disa foto të kujtojnë skenat e romancës klasike si ajo ‘Nga këtu e deri në përjetësi’.

40 vjeçari, Bradley me sa duket dhe nga fotot nuk mundet t’i mbajë dot larg duart prej së dashurës së tij superseksi, e cila duket në top formë me bikinit ngjyrë portokalli të ndezur dhe me recipetat blu si thellësia e detit.

Duket qartë se dy të dashururait i kanë hedhur pas krahëve lidhjet e tyre të mëparshme, ku Irina nuk ka shumë muaj që u nda nga ylli portugez C. Ronaldo, duke shijuar tashmë diellin dhe detin nën çadrën e ndjenjave të reja me Bradly Cooper.

(g.b/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: