Në Dublin është hapur një lokal që sfidon traditën, duke shërbyer vetëm pije joalkoolike. Lokali “Virgjeresha Mary”, kërkon të jetë një vend rigjetjeje për të gjitha ata që për çfarëdo arsye nuk duan të pijnë pije me alkool. Pronarët kanë vendosur të propozojnë një atmosferë me një ngjashmëri aspak të zakontë me pubet e tjera irlandeze.

Vaughan Yates, një nga themeluesit e lokalit, ka kërkuar të shpjegojë zgjedhjen e tij për hapjen e lokalit. “”Irlanda është një komb ku pirja është e rrënjosur në shoqëri, por nëse shikoni irlandezët ata janë shumë progresivë, shumë liberalë dhe shumë të hapur për të ndryshuar” Atmosfera në ‘Virgjëreshën Mary” është ashtu siç çdo lokal tjetër, përshkruan menaxherja Anna Walsh. “Kishte çifte që dilnin bashkë, grupe personash që nuk pinin kurrë alkool, individë të të gjitha moshave, kishte njerëz që nuk mund të pinin për motive të shëndetit, persona që nuk kishin dëshirë të pinin natën, ishte një miksim i argëtimit të vërtetë. Lokali i parë irlandez nuk sfidon ato të paktë lokale të natës dhe ka mbetur i hapur edhe në orare pak tradicionale. Një zgjedhje e guxuar, por që po shpërblen pronarët si shkak i suksesit të lokalit të tyre.

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb