TIRANE

Ditën e djeshme këngëtarja e njohur Irma Libohova festoi ditën e saj të lindjes dhe sigurisht nuk kanë munguar urimet nga të afërm miq e kolegë. Ndër ta ka qenë dhe Aurela Gaçe, e cila me anë të një postimi në rrjetet sociale ka uruar divën e muzikës shqiptare.

Pak pas mesnate ajo ka publikuar një foto të Irmës në Facebook dhe përbri saj ka bërë një urim special. Aurela ka kujtuar se Irma ka qenë këngëtarja e saj e preferuar kur ishte e vogël dhe ajo dëgjonte çdo këngë që Irma këndonte në festival.

Untitled 4
Untitled 4

“Sapo ka mbushur 20 vjeçe në pasaporte sapo i beri 60 vërtetë, por në energjinë e pashtershme që ka ,është frymëzim. Edhe 100 Diva e vërtetë e muzikës Shqiptare. Je pasuri. Kam qenë ,jam ,e do të mbetem fansja jote .
Postime ditëlindjesh bëj rrallë këtu në faqe, por unë nuk mund të mohoj kurrë se figura e saj në skenë, zëri i saj, mua më ka rritur.
Po, isha mbase 13 vjec kur e pashe ne skenen e festivaleve , e si femije, nuk isha e afte te zgjidhja per famen ,a per emrin , as mbase te kuptoja vokalin e saj , por zemra e zgjodhi vete. Sepse zemra ndjen. Ndjesi reale , e sinqertë. Ashtu sic e ka fëmija. Këndoja vetëm këngët e saj, nëçdo shfaqje, konkurrim shkollash. Kur dilte në skenë, duhet të pushonin të gjithë sepse unë mezi e prisja. Të nesërmen e dija këngën përmendësh sepse e incizoja në kokë, e për mua ishte gjithmonë fituesja edhe kur nuk merrte të parin. Krenare që zemra ime prej fëmije zgjodhi këtë figurë, që edhe sot, akoma me emocionon. Prandaj nuk mund te mos e uroja publikisht . Edhe 100 IRMA LIBOHOVA. Emrin e ke të gdhendur me shkronja të arta në muzikën Shqiptare, e në brezat që rriti muzika jote”- shkruan Aurela Gaçe në Facebook.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb