Akademiku Artan Fuga ka komentuar vendimin e Bundestagut gjerman për të votuar rezolutën pro hapjes së negociatave të Shqipërisë me Bashkimin Evropian, duke i vënë vendit tonë disa kushte të reja për t’u bërë pjesë e familjes së madhe evropiane.


Akademiku jep propozimin e tij, që do të ndihmonte në çeljen e negociatave, duke thënë me ironi që të dalin vullnetarë ca ministra, ish-ministra, apo dhe ndonjë ish-ambasador, që t’i fusim në burg dy-tre javë sa për të marrë “OK” nga Be.


“Propozim për të çelur negociatat! Ka një zgjidhje ca ministra, ish ministra, ca gjoja ministra, dhe ndonjë ish ambasador, të përfolur për korrupsion, të dalin vullnetarë që t’i rrasim në burg nja dy a tri javë sa të marrim negociatat dhe pastaj e shohim punën e tyre! Si detyrë patriotike mo!”, shkruan Fuga.


  • foto galeri

(d.ç./BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb