Dita e fundit e merkatos për Mario Baloteli-n nuk ka qenë ashtu siç ai e priste, të paktën përsa i përket lëvizjeve të lojtarëve. Për Italianin më me shumë rëndësi ishin femrat që punojnë te Sky Sport, stacioni që kishte marrë përsipër të transmetonte lajmet e fundit të merkatos.

Balloteli me siguri ka shpresuar të shihte një ditë të fundit më dramatike, por nuk ndodhi. Kishte disa lëvizje nga Seria A në Premier League me Manolo Gabbiadini për 20 milionë € nga Napoli te Southampton që ishte transferimi më i madh.

Mesfushori i Lazio-s Ravel Morrison iu bashkua QPR në formë huazimi, teksa mbrojtësi i Udinese-s Molla Ëague shkoi te Leicester dhe Andrea Ranocchia iu bashkua Hull City në formë huazimi.

Por 26 vjeçari nuk ishte i impresionuar, dhe shfrytëzoi Tëitter-in për të shprehur zhgënjimin e tij, duke postuar në italisht: “Vajzat në Sky Sport Calciomerkato janë me siguri më interesante se transferimet që po bëhen.” Laura Barth ishte një prej vajzave që prezantonte emisionin.
gr4euyihgferui
Nuk dihet nëse Balotelli i është referuar Barthj, por Daniella Matar e cila është korrespondente e futbollit italian, ishte dakord me sulmuesin.

(e.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb