Drejtori i Gazetës Express në Kosovë, Berat Buzhala, ka bërë ironi me kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama, lidhur me zgjedhjen e ministrit të Jashtëm.

Në statuse në Facebook, Bushala shkruan se nëse Shqipëria mbetet keq për ministër mund të llogarisin atë.

“Nese mbetet keq nana Shqiperi per minister te Puneve te Jashtme, perkohesisht munden me llogarite ne sherbimet e mia – deri ta gjejne dikend tjeter

I plotesoj keto kushte:

– E kam emrin Berat (Kete emer nuk ma ka lane as baba e as nana, kur kam lind kam kerku personalisht me e pase emrin Berat);

– Kam moshe te pjekur, 43 vjecar, i bukur, i sjellshem, me tituj shkencor (Edhe pse se paku njehere ne dite dikush prej te afermeve te mi me thote pse po sillesh si femije.)

– Lexoj (Cdo mbramje ka 15 faqe me font 14’sh, nese libri eshte i ilustruar atehere ndodhe qe i lexoj edhe 20 ose 25 faqe)

– E njoh Batonin (Raportet here jane te mira e here jo shume te mira.)

– Kam shtetesi shqiptare (Nuk po ju tregoj kush ma ka dhane, le te mbetet befasi.)

– E du ushqimin e detit (Me kusht qe ha edhe pak pasul ma vone.)

– Di me fole si te Shqiperise (Me veshtiresi)”

“Informate per te gjithe tifozet e Edi Rames ne Kosove:

Ilir Meta eshte zgjedhe President i Shqiperise me votat e Partise Socialiste te Shqiperise dhe te Edi Rames. Ai nuk eshte vetezgjedh aty”.

BalkanWeb

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: