TIRANE

Ish-kryeministri Sali Berisha edhe sot është ndalur te votimi në Kuvendin e Holandës për rikthimin e vizave në vendin tonë. Këtë herë, Berisha ka zgjedhur të ironizojë pasardhësin e tij kryeministrin Edi Rama, të cilin e bën edhe autor të një libri lidhur me rastin, duke e paralelizuar me Enver Hoxhën. “Rreziku Hollandez për Shqipërinë” është titulli i librit i zgjedhur nga ish-kryeministri për të thumbuar Ramën.

Berisha
Berisha

Në kopertinën e librit, ish-kryeministri shton se ky libër është bazuar në veprën e ish-diktaktorit famëkeq, Enver Hoxha.

“Bazuar në veprën e shokut Enver Hoxha “Rreziku Anglo-Amerikan për Shqipërinë”-shkruhet në kopertinë.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb