Deklaratat e sotme të eurodeputetëve të PE-së për zgjidhjen e krizës politike i ka komentuar sot edhe demokrati Oerd Bylykbashi. Sipas tij, raportuesit e PE nuk e kanë lexuar Raportin Perfundimtar te ODIHR qe kerkon masa te ashpra kunder shit-blerjes se votes. Ata, siç shton ai kanë merak mos mërzitet “dear Edi”.

STATUSI I PLOTE
Misioni ODIHR vs. Misioni “Oh Dear‎”

Dosja 339 rast i izoluar? Kur lexon “Mbinjeriun” e Nices (Nietzche) ‎filozofit te famshem, dhe nuk e ke idene qe egziston edhe manuali “Supermen i Durrachium – Si te grabisesh zgjedhjet ne eren moderne” i autorit te famshem Nicja i Shijakut, nuk eshte per t’u cuditur qe shit-blerja e votave ne Shqiperi te duket rast i izoluar.

Kam disa pyetje: ‎

A e kane lexuar Raportin Perfundimtar te ODIHR, vecanerisht Rekomandimin Prioritar nr. 2 qe kerkon masa te ashpra kunder shit-blerjes se votes? Po “proritar” cfare do te thote? Apo kush merret me kesi teknikalitetesh?‎

‎A e kuptojne pse rekomandimi kunder shitblerjes se votes nga numri 14 (rekomandim jo prioritar) ne 2015 ‎kaperceu ne rekomandimin prioritar numer 2 ne 2017? Apo kerceu ashtu thjesht per sport?

A ka ndonje arsye qe ne 2017 shitblerja e votes, nga nje krim i thjeshte u be “korrupsion zgjedhor” pra krim i rende qe duhet hetuar nga SPAK? Apo thjesht kemi pasion ne shqiptaret te ndryshojme kodin Penal ne kohen tone te lire?

Po ai sondazhi i financuar nga BE qe nxjerr se 20% te zgjedhesve ne Shqiperi ‎i eshte ofruar t’u blihet vota dhe sic thote ai raport, shit-blerja ka ndikuar ne rezultat? Apo c’e do, para taksapaguesish europiane jane, sa harxhojme ne per NGO-te!

Sa mire qe raportin e zgjedhjeve e shkruajne profesionistet e ODIHR dhe jo kush ka merak se mos merzitet “dear Edi”!

(m.a/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb