GJERMANI

Pas përgjimeve të publikuar nga media prestigjioze gjermane  “Bild”, ku shfaqet biseda e Astrit Avdylajt me zyrtarë të lartë të Partisë Socialiste, mes tyre edhe kreu i Bashkisë së Durrësit, Vangjush Dako ka reaguar sërish gazetari Peter Tiede, i cili mban firmën e publikimit të tyre.

Me një reagim të dytë në llogarinë e tij zyrtare në “Facebook, ai me ironi ka përshëndetur zyrën  kryeprokurores së Përgjithshme, e cila dha urdhër që të nisin menjëherë hetimet për nxjerrjen e sekretit hetimor.

Shkrimi

Tiede shkruan se ky urdhër nuk është as më shumë dhe as më pak, por një vërtetim i përgjimeve  të publikuara sot ekskluzivisht në gazetën “Bild”.

“Për shkak se Shqipëria është përmbysur përsëri për shkak të një artikull timin dhe shpirtrat e këqinj të qeverisë po përpiqen të më nxjerrin gënjeshtar, unë i jam veçanërisht mirënjohës Zyrës së Prokurorit të Përgjithshëm në Tiranë, e cila, konfirmon qartë vërtetësinë e përmbajtjes së regjistrimeve të përgjimit, të cilat i kemi bërë publike sot. Zyra në fjalë paralajmëron të bëhet kujdes në publikimin e përgjimeve (regjistrimeve audio), pasi bëhet fjalë për materiale nën hetim dhe të Prokurorisë.” -shkruan mes të tjerash gazetari gjerman.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb