Në një kohë kur delegacioni i Komisionit të Venecias ndodhet në Tiranë ku do të zhvillojë një sërë takimesh me përfaqësues të partive, vjen një reagim nga ish-deputeti i PD-së Tritan Shehu. Ky i fundit përmes një postimi në ‘Facebook’ ironizon ndërsa shton se “Komisioni i Venecias sot në Republikën e “Bananeve””.

Teksa ndalet tek kërkesa e maxhorancës për të shkarkuar presidentin Meta, Shehu pohon se prej dy ditësh po luhet dramë në Tiranë.

REAGIMI I SHEHUT
Komisioni i Venecias sot në Republiken e “Bananeve”!
A mundet dikush te me tregoje ndonje Parlament tjeter, qe kerkon te shkarkoje Presidentin e vendit te tij dhe per kete therret Komisionin e Venecias qe te vendose?!
Komedi apo tragjedi shekspiriane kjo?!
Ne fakt te dyja se bashku.
Dhe realisht kjo drame po luhet keto dy dite ne Tirane, gjoja me seriozitet, nen reflektoret e te gjithe medias dhe syte e shqyer te publikut tone te coroditur.
Dje ne ish zyrat e KQ te PPSh pame aktin e pare te saj, sot po ndjekim te dytin.
Te presim dhe epilogun tashti….do te na beje te qeshim apo te qajme?
Sic duket te dyja se bashku.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: