ELBASAN


Kryeministri Edi Rama gjatë fushatës së tij elektorale në Elbasan nuk la pa ironizuar presidentin Meta, kryetaren e LSI Monika Kryemadhi dhe opozitarët e tjerë.

Rama u shpreh me ironi se LSI që dikur të fuste në punë, sot po nxjerr pa punë edhe Ilir Metën. Ai shtoi se Basha dhe opozitarët kanë bërë gabim fatal që kanë djegur mandatet, pasi kanë lënë pa punë kryebashkiakët dhe njerëzit e vet.


Ju e njihni nga afër Lulin dhe Mionikës. Ku më mirë se këtu në Elbasan mund të qeshet, kurfallxhorja i thotë Zotit o Zot shpëtoji shqiptarët nga blerja e votës. Kuptoni se çfarë shansi i keq është të kesh Lulzimin në parlament. Këtë e kuptojnë edhe ata vetë. Luli njëherë nuk punon vetë, hoqën nga puna kryebashkiakët e ve, kurse tani po heqin nga puna edhe kryebashkiakët. LSI që të fuste në punë, po nxjerr pa punë edhe Metën.


Ne punojmë për Shqipërinë, edhe për ata që kemi kundërshtarë politikë. Shqipëria pret fillimin e negociatave për anëtarësim. Në momentin që na duhet përbashkimi i të gjithëve, jo vetëm që nuk i japin zë atyre që iu besuan përfaqësimin në parlament, por ikin nga puna, braktisin detyrën dhe ndërmarrin një nga operacionet më të turpshme dhe më antikombëtare që shqiptarë kanë bërë kundër Shqipërisë në historinë e shtetit shqiptar. Kur ne presim me padurim që flamuri i Skënderbeut dhe Ismail Qemali të vihet në tryezën e bisedimeve me BE, këta ringjallin fantazmën e Haxhi Qamilit, bëhen mishërimi grotestk i Haxhiut famëkeq që thoshte sa të kem Kavajën e Shijakun me vete, nuk pyes për Francën dhe Anglinë”, deklaroi Rama.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

(d.xh/Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb