Sergio Ramos akuzohet nga tifozë të shumtë se dëmtoi qëllimisht Mohamed Salah në finalen e “Championsit”. Jo vetëm kaq, por më vonë u zbulua një video teksa dallohej kapiteni i Realit që godiste me bërryl portierin Karius, pak minuta para se ai të bënte dy fabimet trashanike.

Pak ditë më parë një skaner i kokës tregoi se Karius në ato momente kishte pësuar një goditje në tru dhe kjo bëri që zemërimi i tifozëve të rritej.

I pyetur për këto episode Ramos deklaroi: “Mos e ekzagjeroni, tani ka mbetur që Firminho të deklaroi se është ftohur nga djersa ime.”

Sot, nga Anglia ku po përgatitet me Brazilin për Botërorin Firminho i ka kthyer përgjigjje Ramosit.

“Preferoj të mos bëj komente,”-deklaroi fillimisht sulmuesi i Liverpool, por më pas shtoi: “Unë mendoj se Ramos ka këtë këndvështrim pasi u shpall fitues i Championsit, por ai është një idot gjithsesi.”

(e.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb