TIRANE

Djali i ish-kryeministrit Sali Berisha, Shkëlzen Berisha iu është bashkuar reagime me rastin e festës së Flamurit, ndërsa nuk i ka kursyer ironitë. Përmes një statusi në ‘Facebook’ Berisha ironizon veshjen e kryeministrit Edi Rama, ku ky i fundit u shfaq para sheshit të Flamurit në Vlorë me pantallona që ishin më të shkurtra se zakonisht.

Në këtë linjë djali i Berishës shkruan se: “Falënderojmë Zotin qe nuk e kemi festen e Flamurit ne vere”.

Rama
Rama

Rama teksa kishte zgjedhur që të respektonte sot festën e Flamurit, ishte veshur me pallto të zezë dhe kravatë të kuqe, ndërsa binin në sy edhe pantallonat e tij. Për këto të fundit reagoi dhe më herët deputeti i PD-së Gent Strazimiri.

(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb