Nënkryetari i LSI, Petrit Vasili, ka reaguar sërish për vendimin më të fundit të mazhorancës, lidhur me ndalimin jashtë shtetit të atyre që do të kryejnë krime elektorale.


Në një mesazh në “Facebook”, Vasili pyet se kur do miratojë “Landfilli” ndalimin e shqiptarëve për të ndalë jashtë shtetit.


Sipas tij, Parlamenti me urdhër të Bablokut do iu ndalojë me “të drejtë” shqiptarëve të dalin jashtë, se duan që në Shqipëri të ketë zgjedhje e jo votime, nuk duan të kenë kriminelë në qenëri.


Mesazhi i plotë i Vasilit:
Kur do ta miratoje Landfilli ndalimin e shqiptare per te dale jashte shtetit!!! Landfilli me i ri, Parlamenti, me urdher te Bablokut do te miratoje qe shqiptareve tu ndalohet te dalin jashte shtetit.

Do tu ndalohet me “te drejte” shqiptareve te dalin jashte shtetit,se duan qe ne Shqiperi te kete zgjedhje dhe jo votime, nuk duan te kene kriminelet ne qeveri, nuk duan qe qeveria tu grabise qindra milione euro me koncesione e rruge floriri.
Kur do ta votoje Landfilli?

Pse po vonon Landfilli ?
Kushtetuta e Shqiperise thote ne nenin 38 pika 2 se: “Askush nuk mund te pengohet te dale lirisht jashte shtetit”. Po Landfillit me i ri as nuk i rruhet fare per kete Kushtetute. Landfilli i Bablokut ka Kushtetuten e çunave te Shijakut. Landfilli ka edhe Kushtetuten e Termet Gjiknurit,Ulsiut.

Landfilli me Kushtetuten e Cunave te Shijakut e te Ulsiut votoi Arta Markun,votoi vjedhjet gjigande te rrugeve,votoi shkaterrimin e Teatrit Kombetar e dhjetra hajduterira te tjera.

Çdo lloj plehre,qe urdheron Babloku e pranon,e miraton dhe e voton pa siklet Landfilli. Shqiptaret le te izolohen,pa le te na rroje Landilli me gjithe llojet e mbeturinave,qe ka brenda.

Vasilii
Vasilii