TIRANE- “Ne kemi tifozërinë më të mirë në botë. Ata skuqin shkallët estadiumeve kudo ku luan Kombëtarja dhe janë shpirti i saj”, është refreni i drejtuesve të FSHF­së sa herë që bëhet fjalë për mbështetësit
e Kombëtares. Rasti i fundit ishte në Danimarkë, ku një numër i madh tifozësh kanë qenë përkrah kuqezinjve. Por çfarë ndodh momentalisht? Përpara kemi një ndeshje shumë të rëndësishme për Kombëtaren, në të cilën mund të arrijmë atë që ëndërrojmë prej vitesh: kualifikimin. Për këtë, është hartuar një plan i gjerë masash të rrepta për të mos lejuar as incidentin më të vogël. Deri diku, është e pranueshme që për një takim të rëndësisë së tillë të ketë masa të kësaj natyre, mirëpo e vërteta është që nuk ka dalë asnjë biletë në shitje deri tani. Është e pranueshme që të ketë deri diku edhe një lloj përzgjedhjeje të atyre që do të jenë në stadium gjatë kësaj ndeshjeje, duke qenë se bëhet fjalë për një takim të rëndësisë së lartë dhe ku nuk na lejohet që të shfaqim asnjë incident, por a është normale që të mos lejohen grupimet e tifozërive?

Gazeta “Panorama Sport” kontaktoi me përfaqësues të disa prej grupimeve që e kanë mbështetur gjithmonë dhe kudo Kombëtaren sa herë që ka pasur një takim, pavarësisht se cili ka qenë kundërshtari. Disa prej grupimeve janë ende në pritje për të marrë bileta, të tjerë janë injoruar pa asnjë shpjegim.
“Shvercerat”
Ultrasit e skuadrës së Shkupit janë prej kohësh një nga grupimet që mbështesin Kombëtaren në çdo ndeshje të saj. “Është skandal që ne të mungojmë në një ndeshje që është si derbi. Është e mjerueshme që Federata Shqiptare e Futbollit të mos shesë bileta në treg, siç ndodh në të gjithë botën”, deklaron për “Panorama Sport” Omer Bunjaku, kreu i “Shvercerave”. Pavarësisht masave që duhen marrë, që gjithçka të shkojë pa incidente, futbolli luhet për tifozët. Qofshin ata edhe ultras…
(ma.ar/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: