AFGANISTAN

ISIS goditi në Afganistan e këtë herë në një dasmë, ku kishte shumë dasmorë. Dasma zhvillohej në Kabul, ndërsa dhëndri është shprehur pas tragjedisë.

Në një intervistë dhënë për mediat botërore, dhëndri Mirvais Elmi tha se nusja e tij shpëtoi, mirëpo në këtë sulm të përgjakshëm kanë ndërruar jetë vëllai dhe të afërm. Në këtë sulm, janë shkaktuar jo pak, por 63 viktima.

“Familja ime, nusja ime janë të shokuar. Ata as që duan të flasin. Bashkëshortja ime është e trishtuar. E kam humbur shpresën. E kam humbur vëllanë, miqtë dhe të afërmit. Nuk do të shoh më lumturi kurrë në jetë. Nuk mund të shkoj dot në funeral, në varrim, ndihem shumë i dobët. Unë e di se kjo nuk do të jetë tragjedia e fundit për afganët, sepse të tilla ngjarje këtu në këte vend do të vazhdojnë”, tha ai.

  • foto galeri
  • foto galeri

Babai i nuses rrëfeu se 14 anëtarë të familjes së tij humbën jetën. Sulmi u zhvillua në një zonë të populluar kryesisht nga myslimanë, i cili u mbulua me gjak. Grupi ISIS pranoi sulmin, ku janë plagosur më shumë se 180 vetë.

Presidenti Ashraf Ghani deklaroi se sulmi ishte barbar, kurse shtoi se një faj jo të vogël kanë talebanët. Ai ka fajësuar talebanët, duke thënë se ata kanë faj, sepse shpërndajnë “platforma për terroristë”. Talebanët, që për momentin janë duke u ulur për bisedime me SHBA-të kanë dënuar sulmin.

(d.xh/Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: