Lideri i LDK’së, Isa Mustafa, ka deklaruar se janë marrë vesh sot me Hashim Thaçin që javën e ardhshme të nënshkruhet marrëveshje për ndarjen e pushtetit. Ai ka thënë se tek pas nënshkrimit të marrëveshjes do të përcaktohen emrat e ministrave të rinj, njofton Express.Edhe kësaj radhe, Mustafa nuk ka sqaruar se kush do të udhëheqë Qeverinë e re.

 

Njoftimi i plotë

“Sot u takuam me z. Thaçi, Kryetar i PDK-së. Biseduam lidhur me progresin e grupeve për harmonizimin e programit qeveritar dhe për ndarjen e përgjegjësive. Është bërë një punë e rëndësishme në definimin e raporteve të bashkëpunimit, në mënyrë që qeverisja të jetë e qëndrueshme dhe efektive. Marrëveshja pritet të nënshkruhet në fillim të javës së ardhshme. Me marrëveshje do të bëhet edhe ndarja e përgjegjësive, përfshirë edhe fushat e caktuara të qeverisjes. Pas kësaj do të pasojnë konsultimet e brendshme për caktimin e kabinetit qeveritar.”

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: