PRISHTINE- Kryeministri i Kosovës dhe lideri aktual i LDK-së, Isa Mustafa e pranon për herë të parë se do të garojë për një tjetër mandat në krye të LDK-së. Sipas mediave kosovare, Mustafa po ashtu ka vlerësuar zgjedhjet në LDK si një proces i organizuar mirë dhe krejtësisht demokratik.

Ai ka folur edhe për problemet e shfaqur në disa degë, si në Gjakovë, Obiliq e Skenderaj, me ç’rast i ka akuzuar ata të cilët “…i kanë falur votat e LDK-së për partitë e tjera në mandatet e kaluar dhe e kanë dëmtuar këtë degë. Ata njerëz sot flasin për vlera dhe për rugovizëm, ndërsa të njëjtit e kanë përdhosë LDK-në” ka thënë lideri Mustafa, shkruan “Botapress”.

Në këtë intervistë Isa Mustafa gjithashtu ka folur për kundërkandidaturat e mundshme të Fatmir Sejdiut, Vjosa Osmanit dhe Lutfi Hazirit duke vlerësuar si “garë të brendshme demokratike!”.

(el.sp/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: