KAVAJE

Kryetari i Bashkisë Kavajë, Isa Sakja i është përgjigjur deklaratave të kryeministrit Edi Rama të bëra sot gjatë vizitës së tij në Golem.


“Ndryshe e bën pallat Isai, Isai është pallatexhi”, u shpreh Rama nga Golemi, një deklaratë që nuk ka mbetur pa përgjigjen e kryetarit Bashkisë Kavajë.  Përmes një postimi në ‘Facebook’, Sakja shprehet se nën drejtimin e demokratëve, në Bashkisë e Kavajës është shembur monopoli i ndërtimit, drejtuar nga rilindja.


Sakja, ndër të tjera shprehet se Rama ka frikë nga Kavaja dhe protestat, ndaj edhe e sulmon.


Postimi i plotë i Isa Sakja

Sot, Kryeministri Rama perdori nje vizite inkonjito ne Golem, duke hedhur fjale ne tym, sic e ka ne stilin e tij te konsumuar retorik, per te nxitur nje sulm politik ndaj meje.
Zoti Rama,
Qe ndertimi eshte nje valvule shkarkuese per punesim, kete duhet ta dish!
Nen drejtimin e demokrateve, ne Bashkine e Kavajes eshte shembur monopoli i ndertimit 6-vjecar te klanit rilindas; kjo eshte e verteta.
Kjo e ka shqetesuar kliken e rilindasve ne qytet, e cila uzurpoi edhe reren, edhe zhavorrin, edhe mistrite e muratoreve punetore ne Kavaje per t’ia dhene te gjitha vetem nje firme.
Kjo nuk ndodh me!
Cdo propagande me prapavije te theksuar politike, retorike boshe, pa asnje argument nuk mund ta zhbeje kete te vertete.
Nga shkolla e mesme e Golemit, ne shoqeri te Kryetarit te Bashkise se Durresit, (shpresoj qe zoti KM te mos e keni marre vesh vetem sot qe Golemi eshte pjese e Bashkise Kavaje), pa asnje kavajas me vete, deklarove se do te ndryshosh njje sistem te tere administrimi, sepse Bashkia Kavaje, qe e drejtojme prej vetem 2 vjetesh, nuk paska ndertuar nje konvikt qe kerkon nje investim miliona euro.
Mbasi ndritet Durresin sot z. Rama dhe z. Dako ju leshuat Kavajes.
Ne fakt, nuk ka ironi me te madhe se permendja e fjales “prokurori” dhe “pallate ne rere ” ne prani te Vangjush Dakos.
Sot, bashkia e Kavajës zoti Rama, mbasi mbaroi riparimet e dëmeve që bëri ” rilindja” juaj në Kavajë dhe Golem po ben tamam ato që ju nuk i bete dot.
Ajo qe sot ne po bejme eshte nje park 88 000 metra katrore e një kopesht femijesh ne mes, aty ku njerezit e tu e kishin shndrruar ne nje depozite plehrash.
Po bejme lulishte dhe parqe ne zonat administrative, ku ju nuk shkelet kurre!
Zoti Rama duhet ta dish, se ne kushtet kur nuk investon asnje qindarke ne nje bashki vetem per arsye politike, nuk mund te pretendohen investime disa miliona euro ne nje konvikt.
Eshte nonsens!
Gjithsesi, te falenderoj se sot zbuluat platformen e sulmit kunder meje, ate te ‘45-es: kundershtar politik= ne litar!
E di, kete sulm e ben se ke frike nga protestat!
Ke frike nga Kavaja, djemte e vajzat, burrat e grate e saj qe jane ne balle te protestave per rrezimin tend.
Po te kishe me vete djem socialiste nga Kavaja, do te thoshin se une nuk jam frikacak
Perkundrazi!
Aty, poshte zyres tende, perballe parlamentit do te na kesh, derisa te kuptosh se ora jote mbaroi.
Sa per prokurorine, ti dhe kushdo tjeter e ka deren e Bashkise Kavaje te hapur!

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb