Prej dy vitesh Juve ëndërron e ëndërron për të afruar Iskon në Torino, një ëndërr e cila mund të behet realitet në fund të këtij sezoni. Talenti spanjoll dashurohet nga publiku në “Bernabeu” ka qenë gjithnjë një i përkëdheluri i presidentin Perez por kurrë nuk bëri pjesë në planet e Solarit.

Krisja ndërmjet palëve është totale, fakt të cilin e konfirmon edhe kapiteni Sergio Ramos: “Është e vështirë që gjerat ndërmjet Solarit dhe Iscos të sistemohen. Në Madrid të gjithë dëshirojnë të luajnë, kjo ia komplikon gjërat trajnerit. Gjithë flitet kush luan e kush nuk luan, na duhet apo jo një 9 i ri, kush do të jetë portieri titullarë, epo ky është Madridi, të gjithë duhet ta kuptojnë”.

Ramos mbase ka të drejtë, por fakt është se Isco nuk luan kurrë, ose më saktë vetëm dy ndeshje që nga dita kur Solari është ulur në stolin e Realit. Juve e cila prej dy vitesh është vënë në ndjekje të tij do të përpiqet të josh spanjollin ashtu siç bëri dhe me Ronaldon, duke i ofruar një rol si protagonist dhe duke i dëshmuar të gjithë dëshirën e tyre për ta pasur në skuadër me çdo kusht. Iscos i skadon kontrata në qershor 2022, kosto e këtij operacioni mund të shkojë deri në 80 milion euro por më parë “Zonja” duhet të mposht konkurrencën e Man.City.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb