Ish-ambasadori i Italisë në Shqipëri, Paolo Foresti ka reaguar përmes një postimi në facebook, lidhur me ndalimin e ish-deputetit demokrat Bardh Spahia.
“Po mësoj tani se një mik i dashur, deputet dhe kirurg i njohur është arrestuar në vazhdën e protestave të nisura prej muajsh kundër korrupsionit në Shqipëri. I riu Spahia, djalë i një mikut tim në vitet ’90, kishte ardhur në Milano të premten, më 14 qershor, për të marrë pjesë në prezantimin e librit tim, ku rrëfej për periudhën e vështirë të 1997, e cila duket se po ripërsëritet më shumë se 20 vite pas.
Është shumë shqetësuese heshtja e komunitetit ndërkombëtar, dhe mbi të gjitha ato të shtypit dhe të forcave politike europiane, pasi pas disa muajsh situata është bërë edhe më e ndezur dhe me një krizë të rrezikshme institucionale.” shkruan ish ambasadori Foresti, ndërsa ndan me ndjekësit edhe një foto nga takimi i 14 qershorit në Milano me ish deputetin Spahia.
(BalkanWeb)
Te ishte kirurg, nuk u merrte me politike Z. Foresti
po te jesh piktor apo basketbollist merresh me politik? Nejse c’rendesi ka?
ktu flitet per arrestim te paligjshem po ishalla nese vendoset diktatur te bie ne hise ty