Ish-drejtori i një banke zvicerane u dënua me 10 vite burg nga një gjyqtar amerikan për rolin e tij në një çështje gjyqësore për pastrim parash në vlerën e 1,2 miliardë dollarë dhe përfshirjen e kompanisë venezueliane të naftës “PDVSA”, njoftoi sot Departamenti amerikan i Drejtësisë.

Matthias Krull, 44 vjeç një shtetas gjerman me banim në Panama pranoi fajësinë në gusht se kishte qenë pjesë e një grupi manipuluesish, ndërkohë që mbante postin e një drejtuesi të lartë të bankës private zvicerane “Julius Baer”.

Një gjykatë federale në Majemi e dënoi me një gjobë prej 50 000 dollarë dhe urdhëroi konfiskimin e pasurisë prej 600 000 dollarësh, njoftoi Departamenti i Drejtësisë.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb