NGA ENIDA HIMAJ

Ish-finalistja e “Big Brother 8”, “Miss Albania 2014” e “Miss Exlusive 2015”, Xhensila Pere më në fund bën realitet ëndrrën e saj. “Forwedding” është eventi më shick i botës së nuseve dhe ka bërë pjesë të tij vajzën simpatike shqiptare. Xhensila e zgjedhur në vitin 2014 në Londër si një ndër 15 vajzat me trupin më të bukur në të gjithë botën, vazhdon të ketë jehonën e saj me po të njëjtin intensitet si një vit më parë.

“Jam shumë e lumtur, është ëndrra ime e bërë realitet tashmë”, është shprehur ajo për “Bluetooth”. Lajmi për pjesëmarrjen e Xhensilës në “Forwedding” është bërë publik edhe në website-n italian “matrimonioromantico.it”, duke u shprehur me superlativa për 26- vjeçaren dhe duke bërë të ditur njëkohësisht edhe benefitet që vajza shqiptare do të ketë nga kjo pjesëmarrje.

Xhensila në sfilatë do të ketë rolin e “Madrinas”, pra vajza që do të presë shiritin e sfilatës. Mediat italiane kanë folur edhe për shumën që do të paguhet Xhensila në këtë mbrëmje. Sipas tyre janë plot 10 mijë euro shuma që bukuroshja do të marrë nga sfilata, megjithatë Xhensila na rrëfen se nuk mund të përmendë shifrën, por vetëm se ka qenë një shumë e majme.

Eventi do të mbahet në Romë, në datën 19 nëntor 2015 dhe pritet të ketë një rëndësi mediatike si kurrë më parë, tanimë edhe për ato shqiptare. Megjithatë ky udhëtim do të jetë edhe më domethënës për vajzën nga Pogradeci. Në rrëfimin për “Bluetooth”, Xhensila habit të gjithë teksa shprehet se do ta shoqërojë Fatjoni.

“Në Itali do të iki me shokun tim më të mirë, Fatjonin”, është shprehur Xhesi, duke nënkuptuar se mes tyre ka diçka më shumë sesa miqësi. “Ne jemi miq që mbahemi për dore, Fatjoni do të vijë të më shohë mua në sfilatën me fustane nusërie. Unë kam qenë gjithmonë për bashkëjetesë, por kur të më shohë Fatjoni me fustan nusërie, ndoshta e bind edhe për martesë”, ka përfunduar bukuroshja.

(el.sp/Gazeta Shqiptare/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: