Ish-konkurrentja e edicionit të dytë të Big Brother VIP Kosova, Santiana Maloku ka marrë një ofertë tunduese nga Robert Berisha.

Burime për “Prive” njoftojnë se Santiana do të shoqërojë Robertin në moderimin e emisionit të tij, “Robi plaket kur don vet’”.

Ish-konkurrentja kishte lajmëruar prej kohësh se do të bëhej pjesë e një projekti televiziv, por asnjëherë nuk publikoi detaje.

Në sezonin e ri të programit, Robert Berisha do të ketë në krah edhe Santianën.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb